Po sikur të mos jetë ëndërr?
Ç’të qe e gjitha kjo? Një makth? Një çudi që i është shpifur nga një botë e përkundërt e nxitur nga kushedi se cili hakmarrës. Nuk...
Also Available in:
- Amazon
- Audible
- Barnes & Noble
- AbeBooks
- Kobo
More Details
Ç’të qe e gjitha kjo? Një makth? Një çudi që i është shpifur nga një botë e përkundërt e nxitur nga kushedi se cili hakmarrës. Nuk kishte parë kurrë me parë një ëndërr, madje as kishte ndier turbullirën më të vogël përgjatë gjumit. I kishte qëndruar besnik kësaj rrjedhe të gjërave, pa u dalë në shmang, qoftë edhe pavetëdije. Kjo qe hera e parë që e kapte veten duke menduar kaq gjatë dhe kaq thellë tek përsiatej mbi një ngjarje. Ishte shastisur me veten se si një njeri në Qytetin e Blertë mund të shihte diçka jashtë ekranit dhe jashtë botës reale e sakaq këtë ta bënte në mënyrën më absurde, me sy mbyllur. T’i kishte me të vërtetë sytë e mbyllur? E nëse po, atëherë si u shpërfaqën në sytë e tij ato imazhe të njëpasnjëshme, duke u dhënë pamje pas pamje si në një ekran.
- Format:Paperback
- Pages:254 pages
- Publication:2024
- Publisher:Toena
- Edition:
- Language:sqi
- ISBN10:9928817634
- ISBN13:9789928817631
- kindle Asin:9928817634



